Rreth nesh

Përshëndetje! Unë jam Endriti, analist i të dhënave dhe ligjërues në kolegjin universitar Riinvest. Jam i pasionuar me analizën dhe vizualizimin e të dhënave. Ky website është një blog personal që unë e përdori si medium për të paraqitur tregimet e vizualizuara të të dhënave të cilat i krijoj duke përdorur të dhënat e hapura nga Republika e Kosovës. Për të krijuar shumicën e vizualizimeve përdori Tableau.

kosovodata.com është një iniciativë që synon të zbërthej strukturën komplekse të të dhënave të hapura dhe të ofrojë tregime vizuale të bukura, lehtësisht të krahasueshme, të cilat mbeten në kujtesën e lexuesit.  Kjo platformë ju dedikohet studentëve, mediave të shkruara dhe akademisë në përgjithësi.

Vazhdimisht jam duke eksploruar metoda të reja për të bërë të dhënat e hapura më të kuptueshme dhe lehtësisht të qasshme. Të dhënat e përdorura për të krijuar vizualizimet e paraqitura në këtë platformë mund të shkarkohen në format excel dhe si Tableau  workbook. Ndërsa, vizualizimet mund të shkarkohen si jpeg, pdf dhe PowerPoint.

Ndjehuni të lirë te lini komentet tuaja në seksionin e komenteve të kësaj platforme ose në Facebook dhe Twitter. Nëse keni ndonjë të set të veçantë të të dhënave të hapura që do të donit ta shihnit të vizualizuar, më shkruani dhe unë do të mundohem të përdor data setin e sugjeruara nga ju për të krijuar një vizualizim me të duke ju referencuar juve për sugjerimin e dhënë.

Ju mund të na ndiqni në Twitter dhe Facebook për të përcjellë publikimin e vizualizimeve te ardhshme.

Ky projekt u përzgjodh në mesin e finalistëve të sfidës Dig Data dhe mbështetet nga Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK) dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Kjo deklaratë mohim informon lexuesit se pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë faqe i përkasin vetëm autorit, dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e asnjë organizate, grupi ose individi tjetër.