Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave 2018

0

Shihni se si janë renditur 38 komunat e Kosovës në bazë të treguesve kryesorë që masin konkurrueshmërinë e qeverisjes komunale në krijimin e një mjedisi të favorshëm afarist në nivel lokal.

Ky studim është kryer nga Instituti Riinvest dhe raportin e këtij studimi mund ta shkarkoni këtu.

IKK është një indeks që hartohet në vende të ndryshme. Metodologjia e përdorur për ndërtimin e indeksit bazohet në metodologjinë e standardizuar të Indeksit të Qeverisjes Ekonomike (IQE; ang. EGI) nga Fondacioni Aziatik. IKK është një indeks i përbërë nga 8 nën-indekseve të standardizuara që matin dimensionet kryesore të ndikimit të qeverisjes lokale në mjedisin afarist. Studimi bazohet në të dhënat primare të mbledhura përmes anketimit të 3350 ndërmarrjeve private në të gjitha 38 komunat e Kosovës duke përdorur një mostër të shtresuar dhe të përzgjedhur në mënyrë rastësore.

Në grafikun e parë “Indeksi IKK dhe nen-indekset” në anën e majtë është paraqitur harta e Kosovës me 38 komunat kurse në anën e djathtë janë paraqitur vlerat e nën-indekseve për komunën përkatëse të zgjedhur në hartë. Pra përmes këtij grafiku mund të shihni se IKK është gjeneruar si një mesatare e thjeshtë e vlerave të 8 nën-indekseve.

Në grafikun e dytë “Renditja sipas nen-indekseve” ju mund të shihni se si janë renditur komunat në nivel nacional sipas vlerës së nën-indekseve. Nëse vendosni kursorin mbi emrin e komunës përkatëse në kolonën e parë të këtij grafiku atëherë në të gjitha kolonat tjera do të ngjyrosen vlerat e nën-indekseve dhe pozita e renditjes për komunën e zgjedhur në indeksin përkatës.

Nëse zgjedhim komunën e Lipjanit e cila është renditur e para në nivel nacional sipas indeksit IKK, mund të shohim se komuna e Lipjanit është e renditur mirë edhe sipas nën-indekseve tjera, mirëpo mund të shihet gjithashtu Komuna e Lipjanit është renditur më dobët në tri nën-indekse, gjegjësisht tek nën-indeksi Kostot Kohore (pozita 21 në nivel nacional), Fuqia Punëtore (pozita 14 në nivel nacional), dhe Barrierat (pozita 14 në nivel nacional).

Share.

Comments are closed.

Ky projekt u përzgjodh në mesin e finalistëve të sfidës Dig Data dhe mbështetet nga Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK) dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Kjo deklaratë mohim informon lexuesit se pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë faqe i përkasin vetëm autorit, dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e asnjë organizate, grupi ose individi tjetër.